• |
ide | kryesore

PD nxjerr VIDEON/ Si gënjeu Gjiknuri në komision për Mirel Mërtirin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi gjatë Komisionit Hetimor për Inceneratorët se Mirel Mërtirin njërin prej personave të përfshirë në çështjen e djegësave e njeh vetëm si fytyrë.

Por Partia Demokratike ka publikuar një video nga deklarata e Gjiknurit në Komision, përballë një deklarate të dhënë në Parlament ku dëgjohet që thotë “atë e njoh që në shkollë unë”.

PD pretendon se kjo deklaratë ka të bëjë me njohjen e Damian Gjiknurit me Mirel Mërtirin. Partia Demokratike pretendon gjithashtu se Damian Gjiknuri i ka dhënë shoqërisë Albtek Energy një leje minerare në Bradashesh me kohëzgjatje mbi 25 vite.

“Me firmën e Damian Gjiknurit i është dhënë Leje Minerare në Përvallë shoqërisë së Stela Gugallja, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Ilir Dedja dhe Loran Dusha. Leja minerare me firmën e Damian Gjiknurit, shoqërisë së Inceneratorit të Elbasanit, në pronësi të shtetases Stela Gugallja, person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Jorida Tabaku zbardhi lidhjet e shumëfishta të Damian Gjiknurit me pronarët e inceneratorëve: kontratë konçesionare, mbi 15 udhëtime, leje minerare” – thuhet në njoftimin e PD-së. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Ketij i duhet shkerdhyer ajo qe i puth kembet atij indianit. Si ben syri ter nga gjithe kjo afere, qe dhe shurdh te jesh te dridhet trupi. Keshtu ndodh kur drejtesia eshte e kapur. Po Ambasadorja amerikane ka ndonje sugjerim per kete afere apo faji eshte tek non gratad.

  2. Sot do te paraqitet Rama para komisionit “hetimor” dhe do ti vere pikat mbi “i”ashtu sic di ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *