• |
ide | kryesore

Nesër mbahet mbledhja e parë e komisionit hetimor për TIMS-in, zbulohet ora

Lajme, Të fundit



Ditën e nesërme do të zhvillohet Komisioni Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS. Komisioni do të zhvillohet në orën 15:00, ku është përcaktuar dhe rendi i ditës.

Në rendin e ditës, pritet të konstituohet komisioni hetimor dhe të bëhet prezantimi i anëtarëve të tij.

NJOFTIMI

“Të nderuar deputetë, Komisioni hetimor për Tims do të zhvillojë mbledhje nesër, ditën e martë, datë 02 prill 2024, ora 15:00, salla Pjetër Abnori. Rendin e ditës e gjeni bashkëlidhur. Ju faleminderit!”

Komisioni Hetimor u ngrit pas marrëveshjes së ndodhur mes Partisë Demokratike dhe mazhorancës në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me normalizimin e jetës parlamentare pas kërkesave të Opozitës prej disa muajsh.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *