• |
ide | kryesore

Tensionet Rusi-Ukrainë, rritet edhe më tepër çmimi i naftës

-Instant, Lajme, Planet
nafte.jpg



Çmimet e naftës dhe të gazit janë në rritje, nga frika se kriza midis Rusisë dhe Ukrainës mund të shkaktojë ndërprerje apo çrregullime në furnizime. Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, e cila është pikë ndërkombëtare e referimit, arriti të martën në 99.38 dollarë për fuçi – çfarë është niveli më i lartë në shtatë vjet. Më 21 shkurt, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Luhansk dhe Donjeck, si entitete të pavarura. Putin urdhëroi edhe vendosjen e trupave ruse atje.

Pse Putin i njohu separatistët e mbështetur nga Rusia në Ukrainë?

Disa vende perëndimore kanë kërcënuar me sanksione kundër Rusisë, e cila është eksportuesja e dytë më e madhe e naftës, pas Arabisë Saudite. Rusia është gjithashtu prodhuesja kryesore në botë e gazit natyror. Të martën, kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftoi se vendi i tij ka pezulluar procesin e certifikimit të gazsjellësit të diskutueshëm Rrjedha e Veriut 2, i cili do ta sillte gazin direkt nga Rusia në Gjermani.Në Londër, tregu i aksioneve u hap të martën për 1.4 për qind më i ulët, por e rimori veten në orët e mëvonshme.

Tregjet aziatike të aksioneve u mbyllën po ashtu më ulët dhe ngjashëm pritet të ndodhë edhe me bursat amerikane. /REL



1 Comment

  1. Bota se shpejti sdo perdor naft as gaz ka tregus tjer me te leverdishem .nafta dhe gazi ishin planifikim perfitimi vetem per disa ku tashme do sfidohen nga cdo an ne gjitha fushat.mungesa vlerave dhe drejtes hakut do sjell permbysjen e interesit te pakices qe ka sunduar boten me shekuj.nese i iken luftes nuk i kan ikur shembjes se ekonomis gjithsesi sfida esht prezent.per te gjith

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *