• |
ide | kryesore

“Lufta filloi”/ Zelensky mobilizon rezervistët: Gjendja e ushtrisë e “dëshpëruar”

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky thirri rezervistët në ushtri por hodhi poshtë idenë e shpalljes së mobilizimit të përgjithshëm. Lëvizja e kreut të shtetit ukrainas pason vendimin e Putinit për të dërguar trupa në lindje të Ukrainës, pasi njohu si shtete të pavarura rajonet lindore ukrainase të Donjeskut dhe Luhanskut, që kontrollohen nga separatistët e mbështetur nga Moska.

Zelensky tha se ai ende po ndiqte rrugët diplomatike për ta zgjidhur krizën dhe mirëpriti vullnetin e shprehur nga Turqia që të marrë pjesë në takime multilaterale, megjithatë theksoi sërish se vendi i tij nuk do t’i dorëzojë asnjë copë territori Rusisë.

Por si paraqitet gjendja e dy ushtrive? Sipas një raporti të “Global Firepower”

, Ukraina ka 250,000 forca rezerviste, aq sa ka edhe Rusia. Ndërkohë, forca aktive Kievi ka 200 mijë ndërsa Moska mbi 4 herë më shumë, 850 mijë. Rusia është shumë më superiore për nga fuqia ushtarake në çdo gjë tjetër, duke nisur nga avionët luftarakë, ata transportues, helikopterët, tanket, autoblindat e deri tek flota detare. Moska ka avantazh të padiskutueshëm edhe për armët me rreze të gjatë veprimi, e zotëron të paktën 500 lëshues të raketave balistike.

Këto javët e fundit, vendet e NATO-s e kanë furnizuar Ukrainën me ndihma shtesë siç ishin 2.000 armët anti-tank të ofruara nga Anglia. Por pavarësisht kësaj, dhe pajisjeve të tjera ushtarake të dërguara atje, zor se mund të ndryshojë rezultati i një sulmi të përgjithshëm rus mbi vendin fqinj nëse ai ndodh vërtet./ TCH



2 Comments

  1. Tamam artikull idiot. Duket qarte qe ai ose ajo qe e ka shkruar nuk ia ka fare idene nga lufta.
    Lufta nuk eshte thjeshte lufte numrash…
    Cdo person me dy pare mend mud te kuptoje qe Ukrahina do te beje nje lufte asimetrike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *