• |
ide | kryesore

PLAS në komision/ Rama humb qetësinë me deputeten e PD, ndërpritet mbledhja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kur po mbusheshin 9 orë nga seanca e dëshmisë së kryeministrit Edi Rama në komisionin parlamentar për inceneratorët, situata është tensionuar rreth orës 21.30 kur po bënte pyetje deputetja e PD-së Ina Zhupa.

Kjo e fundit ka lexuar në komision njoftimin e SPAK për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka. Kjo nuk i ka pëlqyer kryeministrit Rama që ka humbur qetësinë duke vendosur të mos i përgjigjet pyetjeve të Zhupës.

“Zonja Zhupa, ju e humbët mundësinë që të komunikoni me mua. Zonja Zhupa ju do të bëni shumë karrierë në politikë me recitimet që bëni. Ju mund të bëni karrierë me atë kryetar vulëhumbur që keni në PD.

Ju bëni akuza penale dhe më bëni mua recitime. Ku ishte ti deri tani? Në hënë ishe që më bën mua këto recitime. Tu përgjigja dhe nuk të lë që të bësh akuza pa pikë turpi” – tha Rama ndërsa kryetarja Tabaku ka ndërhyrë për të shuar përplasjen teksa Rama nisi të bërtasë.

Mbledhja është ndërprerë për pak momente pasi Rama nuk pushonte të fliste me apo pa mikrofon dhe më pas ka rinisur me tone të larta. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *