• |
ide | kryesore

Basha apo Berisha/ Del SONDAZHI se si do të votojë Shkodra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkodranët do e votonin më shumë Partinë Demokratike nëse kryetar i saj do të ishte Sali Berisha (34,9%) sesa po të ishte Lulzim Basha (12,8%).

4 në 5 votues (80%) në Shkodër nuk do e votonin Partinë Demokratike nëse kryetar do të ishte Lulzim Basha.

3 në 5 zgjedhës shkodranë (59,3%)nuk do e votonin Partinë Demokratike nëse në krye të saj do të ishte Sali Berisha.

Anketa e Barometrit tregoi se thuajse 70% e qytetarëve shkodranë që në zgjedhjet e fundit votuan Partinë Demokratike, do e votonin atë përsëri nëse kryetar do ishte Sali Berisha.

Një në katër (23,2%) votues të djathtë në Shkodër, do votonte Partinë Demokratike me në krye Lulzim Bashën.

Rezultatet janë të anketës së Barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data Centrum në bashkinë Durrës, në datat 12-18 shkurt me 1000 intervista ballë për ballë në familje.



2 Comments

  1. Ikini ore pirdhuni me keto sondazhe alla putin. Se na e shpifet, nuk durohet me ky i semur psiqik per pushtet tamam si putini. Bashke me ata 2 te tjeret, balokun dhe like floririn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *