• |
ide | kryesore

Basha në Kuvend: PD dënon ashpër agresionin rus ndaj sovranitetit të Ukrainës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Lulzim Basha, ka dënuar ashpër sulmin rus ndaj Ukrainës. Në fjalën e tij në Kuvend, Basha deklaroi se kjo është një çështje që duhet të marrë vëmendje maksimale.

Basha tha se PD shpreh qëndrim të qartë kundër agresionit Rus ndaj sovranitetit të Ukrainës

“Ndërkohë që në komisionin përbashkët parlamentar Shqipëri-BE që po përfundon, po shkon drejt përfundimit ngrihen çështje të rëndësishme të Shqipërisë dhe të shqiptarëve që nga lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, zgjedhjet, masakra zgjedhore dhe gjithçka tjetër. 

Por ndërsa ne ndodhemi këtu në këtë sallë dhe patjetër që koha në vijim do të përdoret për të mos i ikur gjëmës më të madhe që ka dominuar edhe vëmendjen e opinionit publik, skandalit më të madh të këtyre 30 viteve atë të iceneratorëve, kemi detyrimin ton moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresionin Rus.

Dhe së dyti në raport me aspiratat tona kombëtare dhe me detyrimet tona karshi partnerëve tanë të mbajmë një qëndrim të qartë e të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit, lirisë dhe integritetit territorial të Ukrainës.”, tha Basha, ndërsa shtoi:

“Duke qenë se është një çështje e rëndësishëm, që s’ka të bëjë me çështje të aktualitetit shqiptar, dua të vlerësoni qëndrimin tim dhe kërkesën time pa ekuivok. PD dhe unë ndjekim çdo qëndrim dhe vlerësojmë çdo qëndrim që vjen nga çdo forcë. Thirrja ime ndaj përgjegjësve të ekzekutimit, i drejtohet kreut të qeverisë dhe institucioneve, nuk ju drejtohet juve si kryetare e Parlamentit, apo dhe deputetëve në sallë.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *