• |
ide | kryesore

Edhe Turqia i “kthen shpinën” Rusisë/ Presidenti Erdogan: Veprime të papranueshme

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka dënuar veprimet ushtarake të Rusisë ndaj Ukrainës, duke i quajtur ato “të papranueshme”. Në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të enjte Erdogan tha se ky hap i ndërmarrë nga Putin është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe një goditje për stabilitetin dhe paqen rajonale. I pari i Turqisë tha se ka folur me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i përsëritur mbështetjen e tij për integritetin territorial të Ukrainës.

“Na vjen sinqerisht keq që Rusia dhe Ukraina, të cilat i shohim të dyja si vende mike dhe që kemi marrëdhënie të ngushta politike dhe sociale, janë përballur në këtë mënyrë. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të garantuar sigurinë e të gjithëve që jetojnë në Ukrainë, veçanërisht qytetarëve tanë dhe vëllezërve në rajon”, tha Erdogan.

Erdogan foli me Vladimir Putin në një telefonatë të mërkurën, ku ai shprehu kundërshtimin e tij ndaj hapave të presidentit rus kundër sovranitetit të Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *