• |
ide | kryesore

Seanca plenare/ Deputetët kërkojnë ndryshimin e rendit të ditës, dënojnë agresionin rus

-Instant, Lajme, Të fundit



Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur në seancë plenare ditën e sotme. Jo të paktë kanë qenë ata që kanë kërkuar një ndryshim të rendit të ditës, për të adresuar sulmin rus ndaj Ukrainës. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit tha se vendi ynë duhet të ketë një qëndrim të qartë për agresionin rus në Ukrainë pasi Shqipëria si anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB dhe gjithashtu pjesë e NATO-s duhet të shkëputet nga aktualiteti politik dhe të fokusohet për situatën e luftës në Ukrainë. Basha dënoi me forcë agresionin rus në Ukrainë, duke kujtuar gjithashtu atë që bëri Millosheviç ndaj shqiptarëve në 1999.

“Kemi detyrimin tonë moral së pari në raport me aleatët tanë në NATO dhe me një vend që është zgjuar nën agresioni  rus. Dhe së dyti me detyrimet tona të bëjmë një qëndrim të qartë dhe të paekuivok për agresionin e Rusisë kundër sovranitetit të Ukrainës. Ndaj do të kemi mjaftueshëm kohë për të bërë përballjen e të vërtetave të dhimbshme që kanë dalë hapur sic nuk u mbuluan as dje. Por nga ana tjetër tani kemi fakte me prova për SPAK. Dua për një moment të shkëputemi qoftë nga rendi i ditës dhe të shpreh në emër të PD dhe opozitës dhe jam i bindur në çdo emër të shqiptar, dënimin pa ekuivok në terma më të ashpra të agresionit të Vladimir Putin dhe regjimit të tij. Bëjmë thirrje për një qëndrim të shpejtë kundër këtij agresioni nga OKB, NATO dhe nga BE. Në dy organizatat e para Shqipëria ka tashmë një zë të vençantë, si anëtare e përkohshme këshillit të sigurimit dhe NATO Shqipëria duhet ta thotë fort zërine3  saj. Ajo para së cilës ndodhemi nuk ndryshon në ramin njerëzore që po përjeton populli i Ukrainës atë që përjetuam ne në 99 agresionin e  Millosheviç kundër shqiptarëve në Kosovë”, tha Basha. 

Edhe deputeti Tritan Shehu që në nisje të seancës kërkoi ndryshimin e rendit të diskutimit. Shehu tha se duhet të hartohet një rezolutë, pasi Shqipëria dhe rajoni janë gjithashtu të kërcënuar nga agresioni rus.

Edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka qenë një linjë me opozitën sa i takon dënimit të sulmeve ruse në Ukrainë. Spiropali ka thënë se qeveria shqiptare do të qëndrojë në krahë të vendeve partnere në BE, NATO-s dhe SHBA-së në këtë situatë të paprecedentë në Ukrainë.

Jemi dakord me qëndrimin e opozitë dhe u siguroj se qeveria shqiptare dhe shteti shqiptar janë pranë anëtarëve tonë në NATO dhe janë në koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë për këtë agresion të papranueshëm të Rusisë ndaj Ukrainës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *