• |
ide | kryesore

Qytetarët rusë kundra urdhrave të Kremlinit: Nuk e mbështesim luftën, është e tmerrshme

-Instant, Lajme, Planet



Teksa prej dy ditësh Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, të shumë kanë qenë zërat që nuk kanë mbështetur vendimin e presidentit Vladimir Putin. Qytetarët rusë janë shprehur kundër sulmit, ndërsa shumë prej tyre protestuan dje në rrugët e më shumë se 50 qyteteve, pavarësisht kërcënimit se do të akuzoheshin për tradhti.

Mijëra protestues marshuan ndërsa hodhën kritika të forta kundër Putinit, ndërkohë që një grua shpërtheu në lot. “Nuk mund të ndaloj së qari”, tha ajo, ndërkohë që një tjetër protestuese u shpreh: “Shumica e rusëve nuk e mbështesin këtë. Është e tmerrshme”.

Ata guxuan të flisnin pavarësisht se u përballën me arrestime dhe burgosje apo me sinjalizimin e Kremlinit, se ‘Komentet negative’ për pushtimin e Putinit në Ukrainë do të trajtoheshin si ‘tradhti’.

Këto nuk i penguan qytetarët rusë që të shprehnin zemërimin e tyre edhe në rrjetet sociale.

Dmitry Muratov, redaktori i gazetës opozitare të vetme ruse, kundër Putinit, fitues edhe i Çmimit Nobel për Paqen tha; “Ne nuk e njohim Ukrainën si një armik”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *