• |
ide | kryesore

Gjermania do të dërgojë qindra raketa dhe antitanke në mbështetje të Ukrainës

-Instant, Lajme, Planet



Shteti i Gjermanisë ka vendosur një hap konkret në mbështetje të Ukrainës, e cila po reziston me vështirësi ndaj sulmit të hapur të ushtrisë ruse. Berlini zyrtar do të dërgojë rreth 1 mijë armë antitanke si dhe 500 raketa tokë ajër të tipit Stinger në Ukrainë, si pjesë e një pakete ushtarake.

“Në këtë situatë, është detyra jonë të mbështesim Ukrainën ne mënyrën më të mirë, për të rritur kapacitetin e saj mbrojtës kundër ushtrisë pushtuese të Vladimir Putin”, tha kancelari Olof Scholz.

Ky është një vendim historik për Berlinin, që për herë të parë po kryen një furnizim me armë një vendi në një zone lufte, diçka që gjermanët kanë refuzuar të bëjnë deri më tani, duke kujtuar historinë tragjike të Luftës së Dytë Botërore.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *