• |
ide | kryesore

Nata e tretë e luftës, Rusia urdhëron sulm në çdo drejtim/ Ministria e mbrojtës: Negociatat dështuan

-Instant, Lajme, Planet



Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se trupat e saj janë urdhëruar të rifillojnë ofensivën e tyre në të gjitha drejtimet, pasi u urdhërua një pezullim për negociatat me qeverinë ukrainase.

 “Pasi pala ukrainase braktisi procesin e negociatave, sot të gjitha njësitë u urdhëruan të vazhdojnë sulmin në të gjitha drejtimet në përputhje me planin e operacionit”, njoftoi ministria.

Një këshilltar presidencial ukrainas mohoi në orët e para të së shtunës se Ukraina kishte refuzuar të negocionte. Ndërkohë më herët, një tjetër zyrtar ukrainas ka thënë se forcat ruse do të përpiqen brenda natës të sulmojnë kryeqytetin Kiev dhe të rrëzojnë udhëheqjen e tij. Presidenti Volodymyr Zelensky është zotuar të luftojë në Kiev, duke paralajmëruar ukrainasit se duhet të përgatiten për një natë “shumë të vështirë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *