• |
ide | kryesore

Video/ “Maganin do e kenë sharë keq”: Ramadani feston fitoren e mbron sulmuesin që u ndëshkua me karton të kuq

-Instant, Sport, Video



“Qëllimi jonë ishte të tregonim që ishim vendas, 3 pikë ndaj rivalit janë shumë të rëndësishme. Ishim agresivë në minutat e para. Funskionoi mirë krahu i majtë, krahu i djathtë çaloi, për meritë edhe të Kastriotit. Ishte një ndeshje me luftë sportive”. Zekerija Ramadani është i lumtur për mënyrën si përfundoi ndeshja direkte për mbijetesë. Tekniku i Egnatias, ka marrë fitoren e dytë radhazi kundër rivalëve direktë, duke mundur 2-1 Kastriotin në një ndeshje të vendosur në minutën e fundit e që rrogozhinasit e mbyllën me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Artur Magani në minutën e 95: “Më suprizoi Magani që doli nga vetvetja. Arturi është një nga lojtarët më të disiplinuar, me siguri do ketë qënë ndonjë sharje e rëndë. Goli duhet të na jepte qetësi, në këto raste ndëshkohen edhe ekipet e mëdhaja, por më pëlqeu karakteri i skuadrës”.

Tekniku kosovar, pasi ka siguruar tashmë një 4 pikësh avantazh nga zona e rënies nga kategoria, ka bërë një bilanc të ndeshjes së luajtur nga të tijtë, duke u ndalur te sulmi: “Stërvitjet i bëjmë në bazë të analizës së ndeshjes. Deri tani kemi punuar me skema të mira si të dalim në sulm, tani duhet të fokusohemi te finalizimi, duhet të punojmë patjetër që mos të na ndodhë kjo që na ndodhi sot para portës. Duhet të ngulim këmbë në stërvitje që të korrigjojmë rastet e shpërdoruara”, përfundoi Ramadani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *