• |
ide | kryesore

Video/ Teuta ndal Kukësin: Basa eviton humbjen, Longo bën telenovelë me dorëheqjen

-Instant, Sport, Video



Një pikë është shumë pak për Kukësin, që e sheh Tiranën gjithnjë e më larg, por që më shumë nuk mund të merrte përballë Teutës. Në sfidën që u zhvillua në “Loro Boriçi” përfundoi 1-1 me veri lindorët që shmangën disfatën vetëm në minutën e fundit të lojës, por që ndoshta nuk mjafton për të shpëtuar Longon. Italiani, brilant në skenarët e telenovelave, jep dorëheqjen pastaj bën prapaktheu.

Ndoshta edhe për shkak të rezultateve të fundit, Kukësi ishte i zbrazët në motivim, duke luajtur një lojë të vakët, sidomos në fillim, me Teutën që ishte më kërkuese dhe rastin më të mirë e kishte në minutën e 27. Të besuarit e e Longos nuk bëjnë asgjë për të ndryshuar ritmin, me durrsakët që mbajtën larg kundërshtarin e tentuan në disa raste të bënin keq.

Në pjesën e dytë skuadrat ishin më kërkuese, duke provuar ta fitonin ndeshjen, por ishin durrsakët ata që arritën të kalonin në avantazh. Rubin Hebaj shënoi golin e parë duke zhbllokuar ndeshjen, pak momente para se të dilte nga loja. Pika në të cilën u zgjua Kukësi, që u hodh i gjithi në sulm për të gjetur golin e barazimit, që mbërriti vetëm në minutën e fundit, kur Basa me një goditje të fuqishme nga jashtë zone i hoqi Arapit një fitore që u duke se po e shijonte. Me këtë rezultat Kukësi shkon në kuotën e 38 pikëve dhe i mbetet të kërkojnë vetëm një vend në Kupat e Europës, ndërsa Teuta me 22 pikë është jashtë cdo objektivi në kampionat dhe shpresat i ka varur vetëm te Kupa e Shqipërisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *