• |
ide | kryesore

72 orë rezistencë ndaj ushtrisë ruse/ Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës krijon legjionin me luftëtarë të huaj

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ndërsa ukrainasit zgjohen në ditën e katërt të konfliktit, ministri i mbrojtjes i vendit po i kërkon botës të forcojë mbështetjen e saj për Ukrainën. Kievi thotë se po krijon një legjion “ndërkombëtar” për të huajt që dëshirojnë të dalin vullnetarë në mbështetje të Ukrainës.

“Kjo do të jetë prova kryesore e mbështetjes suaj për vendin tonë” vuri në dukje Presidenti Volodymyr Zelensky në një deklaratë të lëshuar pikërisht tani për “legjionin e huaj” të ri të Ukrainës.

Ndërkohë Ministri i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov thotë se “72 orë rezistencë” i ka dëshmuar botës se është e mundur të zmbrapset agresioni rus.

“72 orë rezistencë! Bota nuk besoi. Bota dyshoi. Por ne nuk qëndruam vetëm në këmbë, ne vazhdojmë me besim të luftojmë me pushtuesin rus!I treguam botës – mos kini frikë nga Rusia, jini të fortë dhe zmbrapseni! Mbështetja për Ukrainën duhet të jetë më e fortë! Siguria juaj varet nga ne!” shkruan Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës në Twitter.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *