• |
ide | kryesore

Zelensky shkarkon papritur ministrin e Mbrojtjes

Arkiva, Lajme, Të fundit
mbrojtjes



Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov është shkarkuar nga detyra e tij. Lajmin e ka bërë të ditur Presidenti i vendit, Volodymyr Zelensky. Reznikov e ka drejtuar ministrinë që përpara fillimit të pushtimit të Rusisë në shkurt 2022. Në fjalimin e tij të mbremjes, Presidenti Zelensky tha se ishte koha për “qasje të reja” në ministrinë e mbrojtjes.

Rustem Umerov, i cili drejtonte Fondin e Pronës Shtetërore të Ukrainës është emëruar nga Zelensky si pasardhësi i Reznikov. “Unë besoj se ministria ka nevojë për qasje të reja dhe formate të tjera të ndërveprimit si me ushtrinë ashtu edhe me shoqërinë në tërësi” – tha presidenti ukrainas në një mesazh në aplikacionin Telegram. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. kush e thote? edhe mediat perendimore me ne fund e pranojne qe ukraina mori fund. vetem mediat e zelenskit perrallisin akoma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *