• |
ide | kryesore

Pas 9 vitesh, aktorja e njohur kërkon heqjen e kujdestarisë

-Instant, F1, Paparazzi



Aktorja e njohur, Amanda Bynes ka kërkuar së fundmi  t’i japë fund kujdestarisë  gati nëntëvjeçare, e cila u dha prindërve të saj Lynn dhe Rick Bynes.

Aktorja paraqiti një dokument të mërkurën në Gjykatën e Lartë të Qarkut Ventura të Kalifornisë për t’i dhënë fund konservatorit.Seanca dëgjimore  është caktuar për më 22 mars.”Amanda dëshiron të ndërpresë  kujdestarinë. Ajo beson se gjendja e saj është përmirësuar dhe mbrojtja e gjykatës nuk është më e nevojshme, tregoi avokati i saj David A. Esquibias për ‘People’.Bynes u vendos për herë të parë nën kujdestarinë në gusht 2013, pas arrestimeve të shumta dhe abuzimit me substancat. Në vitin 2018, aktorja rrëfeu për revistën ‘Paper’ se kishte qenë esëll për katër vjet dhe falënderoi prindërit e saj që e ndihmuan atë “të kthehej në rrugën e duhur”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *