• |
ide | kryesore

Postimi emocional i Szczesny kundër qeverisë ruse: “Në venat e tim biri rrjedh gjak ukrainas”

-Instant, Sport



Wojciech Szczesny mbështet plotësisht vendimin e Federatës Polake të Futbollit për të bojkotuar playoffin për në Botëror kundër Rusisë. Portieri i Juventusit nënvizoi lidhjet e ngushta që e lidhin me Ukrainën, vendin e origjinës së gruas së tij, Marina Luczenko: “Gruaja ime ka lindur në Ukrainë, gjaku ukrainas rrjedh në venat e djalit tim, një pjesë e familjes tonë është ende në Ukrainë, shumë nga bashkëpunëtorët e mi janë ukrainas dhe të gjithë janë njerëz të jashtëzakonshëm. Të shohësh vuajtjet në fytyrat e tyre dhe frikën për vendin e tyre më bën të kuptoj se nuk mund të qëndroj pa bërë asgjë dhe ta injoroj – ka shkruar portieri polak në profilin e tij në Instagram -. Në momentin në të cilin Putin vendosi të pushtojë Ukrainën, i shpalli luftë të gjitha vlerave që përfaqëson Evropa: lirinë, pavarësinë, por mbi të gjitha paqen. Në 26 mars duhej të luhej ndeshja e playoff për Botërorin e Katar e edhe pse më thyhet zemra duke shkruar këtë, ndërgjegjja ime nuk më lejon të luaj. Të përfaqësosh vendin tënd është nderi më i madh në karrierën e një futbollisti, por është akoma një zgjedhje. Unë refuzoj të luaj kundër lojtarëve që zgjedhin të përfaqësojnë vlerat dhe parimet e Rusisë. Unë refuzoj të qëndroj në fushë, duke veshur ngjyrat e vendit tim dhe duke dëgjuar himnin kombëtar rus. Unë refuzoj të marr pjesë në një ngjarje sportive që legjitimon veprimet e qeverisë ruse. E di që ndikimi im mund të jetë vetëm simbolik, por i kërkoj FIFA-s dhe UEFA-s të ndërmarrin veprime dhe të quajnë përgjegjëse Federatën Ruse për veprimet e saj”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *