• |
ide | kryesore

Putin falenderon forcat speciale ruse: Po shërbejnë në emër të atdheut tonë të madh

-Instant, Lajme, Planet



Presidenti rus Vladimir Putin ka falënderuar forcat speciale ruse duke deklaruar se ata po përmbushin heroikisht detyrën e tyre ushtarake në Ukrainë.

Në një fjalim televiziv që u publikua në faqen e internetit të Kremlinit, Putin përshëndeti shërbimin e tyre në emër të popullit të Rusisë dhe “atdheut tonë të madh”, theksoi ai.

“Dua të falënderoj komandën, personelin e forcave operacionale, veteranët e njësive të forcave speciale për besnikërinë e tyre ndaj betimit, për shërbimin e tyre pa asnjë të metë në emër të popullit të Rusisë dhe atdheut tonë të madh”, deklaroi Putin.

Ai e përfundoi mesazhin duke thënë “Uroj fat, suksese dhe gjithë të mirat për ju dhe më të dashurit tuaj”.

Fjalimi i Putin ishte përgatitur në kuadër të ditës së forcave speciale të Rusisë, e cila mbahet më 27 shkurt që prej vitit 2015.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *