• |
ide | kryesore

Në mes të luftës, Zelenskiy nënshkruan aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski të hënën nëshkruajti zyrtarisht aplikimin për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

Në një publikim në rrjetin social Facebook, Zelensky shkruan se “sot nënshkrova aplikimin për anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian”.

Ai i bëri thirrje më herët Unionit që të përshpejtonte procedurat e anëtarësimit në BE, nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta. Ky akt i tij dëshmon në fakt rezistencën e Ukrainës përballë agrsionit rus, por ka pak gjasa që në këto kushte sic është ky vend të avancojë anëtarësimin për në BE apo NATO.

Për këtë të fundit Rusia ka kundërshtuar kategorikisht. Më herët përpara se të niste lufta, Putin i ka kërkuar Ukrainës që të hiqte dorë nga aspirata e saj për t’u anëtarësuar në NATO. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *