• |
ide | kryesore

Autokolona ushtarake ruse afro 60 km e gjatë përparon drejt Kievit

-Instant, Lajme, Planet



Autokolona masive e automjeteve ushtarake ruse, po lëviz drejt kryeqytetit ukrainas Kiev. Imazhet dramatike satelitore të lëshuara nga Maxar Technologies të hënën në mbrëmje treguan një kolonë masive prej mbi 60 kilometrash të gjatë, me automjete ushtarake ruse.

Kolona përbëhet nga mjete të blinduara, tanke, artileri dhe mjete të tjera logjistike dhe shtrihet nga baza ajrore Antonov, në veri të Pribyrsk.

Negociatat e djeshme me Rusinë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Ukrainës çuan në sulme ajrore më të rënda kundër Kievit, tha parlamentarja ukrainase Kira Rudik për CNN, duke shtuar: “Ne presim që do të ketë një rrethim” të kryeqytetit.

Sulmet, nënvizoi Rudik, e cila ndodhet në Kiev, ishin “parashikuar” sepse fjalët e presidentit rus Vladimir Putin nuk mund të besohen.

“Ka pasur ‘negociata paqësore’, të cilat padyshim çuan në sulme ajrore më të rënda menjëherë pas përfundimit të tyre”, tha Rudik .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *