• |
ide | kryesore

Eliminohet njësia elitare luftarake e dërguar për të vrarë presidentin Zelensky

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Raportohet se një njësi elitare luftarake çeçene e dërguar në Ukrainë për të vrarë presidentin Volodymyr Zelenskyy është neutralizuar.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Kievit, Oleksiy Danilov, tha se njësia “e cila erdhi për të vrarë Presidentin tonë, u eliminua”, gjatë një fjalimi televiziv.

Danilov deklaroi se njësia u ndoq nga afër që kur erdhi në Ukrainë dhe se u neutralizua.

Grupi elitar u dërgua në Ukrainë nga Ramzan Kadyrov, udhëheqës i rajonit rus të Çeçenisë dhe një aleat i presidentit rus Vladimir Putin.

Duke folur në kanalin televiziv “Ukraina 24”, Danilov u shpreh si më poshtë.

“Ne tashmë jemi në dijeni të operacionit special që do të kryhej nga njësia e forcave të Kadyrov.

Ne e morëm informacionin nga përfaqësues të Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë, të cilët nuk duan të marrin pjesë në këtë luftë të përgjakshme.

Njësia e forcave Kadyrov, e cila erdhi për të vrarë Presidentin tonë, u eliminua.” – u shpreh Danilov, përkthen Lapsi.al.

Sipas tij, një grup është vënë nën zjarr në Hostomel, ndërsa një grup tjetër aktualisht po mbahet nën kërcënimin e armëve.

Danilov shtoi: “Ne nuk do t’ia japim askujt presidentin dhe vendin tonë. Kjo është toka jonë, largohuni nga këtu.” 

Në orët pasi Rusia pushtoi të enjten në mëngjes, Zelensky u fsheh dhe tha se kishte frikë për jetën e tij dhe të familjes së tij.

Ai tha në një VIDEO nga vendndodhja e tij sekrete, se ishte shënuar “objektivi numër një” nga forcat ruse në një mision për ta ‘rrëmbyer’ atë dhe për të marrë kontrollin e kryeqytetit.

Ai pohoi se jeta e familjes së tij është në rrezik nga “grupet sabotuese” ruse që ishin zhvendosur në kryeqytet.

Gjatë fundjavës, më pas u raportua se rreth 400 mercenarë po vepronin në Kiev nën urdhrat e Kremlinit për të vrarë Zelensky.

Ndërkohë, pretendohet se milicia e frikshme e armatosur nga Grupi ëagner u dërgua në kryeqytet nga Afrika pesë javë më parë. ©LAPSI.AL 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *