• |
ide | kryesore

Mbrojtësi i Ukrainës Mykolenko, mesazh kapitenit të Rusisës Dzyuba: “Ju heshtni e civilë të pafajshëm vriten”

-Instant, Sport



Mbrojtësi ukrainas Vitaliy Mykolenko ka sulmuar kapitenin e kombëtares ruse, Artem Dzyuba, i cili qëndroi i heshtur për pushtimin e Ukrainës. Dzyuba nuk ka postuar asgjë në mediat sociale që kur Presidenti Putin urdhëroi forcat e tij të hynin në Ukrainën fqinje, në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar. Postimi i tij më i fundit ishte imazhi i një luani, të veshur me ngjyrat e Zenit Shën Petersburg (klubi i Dzyuba), me rastin e festës kombëtare të 23 shkurtit. “Ndërsa ti qëndron i heshtur, së bashku me shokët e tu të skuadrës, civilë paqësorë po vriten në Ukrainë”, shkroi Mykolenko, i cili ka qenë prezent në shkatërrimin e Ukrainës nga sulmet me raketa dhe mbërritjen e trupave ruse, që i afrohen kryeqytetit, Kiev, me qindra mijëra njerëz në ikje të dëshpëruar drejt shpëtimit.

YARMOLENKO, FUTBOLLISTËVE RUSË: “KOHA TË TREGONI KARAKTER”
“Tani është koha për të treguar karakter. Jo në rrjetet sociale, por në jetën reale”. Andriy Yarmolenko, lojtari i kombëtares ukrainase që luan për West Ham, u dërgoi një mesazh inkurajues në Tëitter homologëve të tij në ekipin kombëtar të futbollit të Rusisë për t’i nxitur ata të mbajnë qëndrim kundër pushtimit të Ukrainës. “Unë kam lindur në Shën Petersburg, por jam rritur në Ukrainë dhe e konsideroj veten 100% ukrainas. Kam një pyetje për lojtarët rusë. Djema, pse rrini si idiotë dhe nuk thoni asgjë? Në vendin tim po vrasin njerëz, vrasin gra, vrasin nëna, po vrasin fëmijët tanë. Por ti nuk thua asgjë, nuk bën asnjë koment…”. “Unë i njoh shumë prej tyre – shton Yarmolenko – dhe të gjithë më kanë thënë se nuk duhet të jetë kështu dhe se presidenti i tyre po sillet keq. Pra, djema, ju që keni ndikim te njerëzit, tregojeni. Ju përgjërohem. Ju lutem!”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *