• |
ide | kryesore

Pentagoni: Rusët kanë ngadalësuar përparimin drejt Kievit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Departamenti Amerikan i Mbrojtjes thotë se forcat ruse kanë bërë pak përparim në 24 orët e fundit.

“Kolona prej 60 km që po drejtohet drejt kryeqytetit, Kiev është ngadalësuar nga luftëtarët ukrainas dhe mbetet e bllokuar”, – tha zëdhënësi John Kirby.

“Ne besojmë se rusët po rigrupohen dhe po rivlerësojnë përparimin që nuk kanë bërë,” – u tha ai gazetarëve.

Kirby vuri në dukje se trupat pushtuese në përgjithësi po përballen me më pak rezistencë në jug ndryshe nga veriu i vendit.

Por ai tha se Pentagoni nuk mund të konfirmojë se qyteti jugor Kherson ka rënë, siç kanë pretenduar rusët.

Me gjithë vrullin e tyre të ngadalësuar, paralajmëroi ai, Rusia mban në dispozicion fuqi shtesë që ende nuk është përdorur. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *