• |
ide | kryesore

U vetëdorëzua ditën e djeshme, polici që vrau Dukën ishte fshehur brenda vendit

-Instant, Lajme, Të fundit



Efektivi i policisë që vrau 29-vjeçarin Jurgen Duka pas një sherri për radhën në market u vetëdorëzua dje në rajonin e policisë. Ai raportohet se u vetëdorëzua në Komisariatin nr. 2 dhe  pas dorëzimit të armës dhe proceduarave të identifikimit i janë vendosur prangat. Efektivi i policisë Arbër Sula, përgjatë dy muajve e gjysmë që ishte në arrati, është fshehur brenda territorit të vendit dhe nuk ka tentuar të largohet jashtë.

Në dhjetor të vitit 2021 Sula, ish-agjent krimesh me detyrë në Dibër, qëlloi me armë zjarri për vdekje 29-vjeçarin Jurgen Duka (Mëziri). Shkak për vrasjen e Dukës u bë sherri mes dy personave se kush do paguante i pari tek kasa. Fillimisht Duka mbeti i plagosur ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi plumbi e preku në zemër.



1 Comment

  1. Keshtu iken jeta ne Shqiperi. Per nje pse me shef, per nje rradh supermarketi apo rradh shurre. Aq be jeta ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *