• |
ide | kryesore

Çifti shqiptar u gjet i vrarë bashkë me dy fëmijët e mitur në banesë, zbulohet si autori tentoi që të zhdukte kufomat

-Instant, Lajme, Të fundit



Një ngjarje makabre ka tronditur opinionin shqiptar e atë grek pasi një çift dhe dy fëmijët e tyre të mitur u gjetën të vdekur në banesë, në Andravida. Ishte fëmija i tretë, djala 12-vjeçar, që i gjeti familjarët të pajetë. Sipas të dhënave nga hetimet e para të kryera, oficerët e policisë kanë hedhur poshtë skenarin fillestar në të cilin babai ka dashur t’i marrë jetën nënës dhe dy fëmijëve të tyre.

Media greke Protothema, duke iu referuar grupit hetimor, shkruan se autori ende i pazbuluar ka pasur qëllim zhdukjen e trupave, por nuk ka arritur të përfundojë planin e tij pasi duket se diçka e ka trembur dhe ka ikur, ndoshta hyrja në banesë e 12-vjeçarit. Kjo u zbulua pasi trupat e prindërve janë gjetur në depon e shtëpisë, ndërsa fëmija 3-vjeçar është gjetur në dysheme, pranë tyre. Fëmija tjetër 2 vjeç është gjetur i pajetë nga vëllai, i cili e ka tërhequr deri në rrugë ku ka bërtitur e të madhe për të kërkuar ndihmë.

Në brendësi të shtëpisë janë gjetur edhe njolla gjaku të shpërndara, ndërsa plagët e shkaktuara në trupat e burrit dhe gruas janë të shkaktuara me armë zjarri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *