• |
ide | kryesore

DASH thirrje Putinit: Tërhiq trupat rusë nga Ukraina

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin që të “ndalojë menjëherë gjakderdhjen” dhe të tërheqë trupat rusë nga territori i Ukrainës, shkruan BBC.

Në deklaratën e saj, SHBA akuzoi gjithashtu Rusinë se ka nisur një sulm të plotë ndaj lirisë së medias dhe të vërtetës duke bllokuar aksesin në mediat e pavarura të lajmeve dhe duke ndaluar ato për të transmetuar informacione rreth pushtimit.

Deklarata vjen pasi Rusia po intensifikon sulmin e saj në qytetet kryesore të Ukrainës, duke shkaktuar në një numër në rritje të vdekjeve të civilëve ndërkohë që më shumë se një milion njerëz janë larguar nga vendi për të kërkuar strehim diku tjetër.



3 Comments

  1. DASH duhet ti beje thirrje edhe Rames e Veliajt, terhiq menjehere fadromat nga shtepite e banorve

    te 5 Majit , Laprakes e Paskuqanit dhe te cdo banese jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine

    sepse prishja e shtepise se ndertuar me djersen e mundin e nje jete eshte e barazvlefshme me vrasjen e

    atyre familjeve qe u prishet banesa, ne rast se keta banore konsiderohen njerez e jo shpellare sic eshte

    shprehur Kryetari i Bashkise se Tiranes z. Veliaj dhe jehonat e ti mediatike te sponsorizuara nga taksat e

    qytetareve te Tiranes.

  2. Putini duhet t’a mbledhe mendjes,se po t’i mbushet mendja Departamentit te Shtetit,ja dergon ambasadoren Kim,ne Moske e ja ben tete me dy putinit,ndryshe do e shpellte non grata,madje edhe me ndihmen e Rames dhe shoqatave te grave lakuriq,natyrisht civile,do ja qendisnin karakteristiken Putinit,qe te shpallej non grata,jo vetem ne Rusi,por edhe ne kozmoz…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *