• |
ide | kryesore

Habit Josa, pas barazimit me Egnatian: “Unë nuk kam menduar për titullin”

-Instant, Sport



“Unë nuk kam menduar për titull, normale që humbja me Tiranën na largoi nga titulli, pasi 8 pikë diferencë është shumë”. Një tërheqje e papritur e Mirel Josës nga ambicja e shprehur për javë të tëra, kur ecuria e jashtëzakonshme e Lacit e solli deri në -3 nga Tirana përpara përplasjes direkte. Natyrisht humbje me kryesuesit dhe barazimi 0-0 sot me Egnatian e ka ndryshuar historinë, edhe për shkak të pasaktësisë para portës: “Duhet të japin një iniciative më tepër përsa i përketshënimit të golit. Nuk mund të bëjë krahasime me ndeshjen me Tiranën, pasi ishin në karaktere të ndryshme, nuk dua t’i hidhem sërish asaj ndeshje, pasi duhet të qetësojmë skuadrën, por duhet të ishim më këmbëngulës sot.”

Tekniku bën një analizë të shpejtë të ndeshjes, në të cilën skuadra e tij dominoi, por nuk arriti të zgjidhë sfidën: “Nuk kishim diferenca të mëdha mes pjesës së parë dhe të dytë, e mbajtëm kundërshtarin gjithë kohës në presion. Duhet të ishim pak më të qartë në 30 minutat e fundit, në pasimet dhe në momentet kur duhet të godisnim portën. Megjithatë rastet nuk na munguan, pasi këto janë ndeshje që mund të goditesh”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *