• |
ide | kryesore

Putin: Ushtarët e mi janë “heronj të vërtetë”, do pastrojmë Ukrainën nga neo-nazistët

-Instant, Arkiva, Lajme, Planet, Të fundit



Vladimir Putin president i Rusisë në një deklaratë të fundit për mediat ka lavdëruar ushtarët e tij si “heronj të vërtetë”. Ai shpall një çmim pas vdekjes për një ushtar rus të rënë për të cilin thotë se “e hodhi veten në erë” me një granatë për të mos u kapur.

Putin thotë se ukrainasit dhe rusët janë “një popull”, por se ukrainasit janë “kërcënuar dhe u kanë shpëlarë trurin”. Ai gjithashtu vazhdon pretendimet e tij të çuditshme se Rusia po lufton “neo-nazistët” dhe se civilët po përdoren si “mburoja njerëzore”.

Ndryshe nga sa ka thënë Ukraina, ai thotë se forcat ruse kanë ofruar korridore humanitare për civilët që të largohen dhe se “nacionalistët” ukrainas po i bllokojnë ata.

Ndërkohë, ai thotë se “operacioni special ushtarak” – siç e ka quajtur Rusia – do të planifikojë ndërhyrje të tjera.

“Të gjitha objektivat që u vendosën po zgjidhen ose po arrihen me sukses”, thotë ai.

Kjo thuhet pavarësisht se inteligjenca perëndimore sugjeron se pushtimi është prapa planit të Rusisë./ Abc



3 Comments

  1. Me ushtare tiktoku veshtire do ta kesh – kete pune mund ta bejne vetem patronazhistet e Rames!

  2. SHEMBULLI MENDIMIT FJALES VEPRES MIRE JAN TE DALLUESHME NE GJITHA SHKALLET E ZHVILLIMIT TYRE DHE NESE TJERET NA SHAJN JAN FAKTE QE NE NUK JEMI NE RREGULL DUHET TE NDRYSHOJM DHE NESE NA RESPEKTOJN JAN FAKTE QE KEMI JUSTIFIKUAR PERGJEGJSIT TONA NE thotë:

    Nese ne kete bote sejcili arrin te pastrojn shpirtin e vet duke dhen shembull i pari .per tjeret behet shembull i mir qe duhet ndjekur .por duke dhen shembullin e keq vet tjerve nuk ka cfar tu thoj as tu bej .se mbetet i pavler .burrat kan nje fytyr .dhe ket se ndryshojn sukseset nuk arrihen me mashtrim por urtesi .drejtesi hak dhe mbeten te nderuar.dhe respektuar.kudo.besimi ne ZOT LILLJET ME TE.VEPRIMI SIPAS ULLZIMIT TIJE KETO PASUES I BEN ME VLERA TE NDERUAR DHE RESPEKTUAR KU URTESIJA DHE VEPRIMI TYRE NDJEHT SHUM LARG KURSE TE KUNDERT NGA KETO MOS JUA PAFSHIM BOJEN DHE ZOTI I SHKATRROFT KUDO QE NDOLLEN KETO I KA MALLKU I MADHI ZOT DHE CDO GJALLES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *