• |
ide | kryesore

Sulmet nuk kanë të sosur/ Bilanci tragjik i Ukrainës: Mbi 2000 qytetarë kanë humbur jetën, mes tyre qindra fëmijë

-Instant, Lajme, Planet



Prej më shumë se një jave bota është tronditur nga agresioni rus në Ukrainë. Pavarësisht tentativave të vazhdueshme për të zgjidhur konfliktin me diplomaci, sulmet dhe bombardimet nuk kanë të ndalur mbi Ukrainë. Ndonëse shifrat variojnë pasi një bilanc i hollësishëm është i vështirë të kryhet në kushtet aktuale, autoritet vendase numërojnë mbi 2000 viktima, mes tyre qindra janë fëmijë dhe civilë të pafajshëm. 1 milionë persona janë shpërngulur.

“Dje numëruam më shumë se 2,000 vdekje, mbi 100 fëmijë. Ne mund të llogarisim vdekjet dhe lëndimet me qindra çdo orë. Fshati Iakevo në zonën e Kharkivit u shkatërrua, ka shumë vdekje në këtë zonë”, tha president i këshillit rajonal të Kharkivit Serhiy Chernov.

Me përjashtim të qytetit Kherson, rusët nuk kanë kontrollin e asnjë qendre tjetër të rëndësishme të banuar në Ukrainë. Sipas ekspertëve ushtarakë të NATO-s, mësymja ruse duket se në afat më të gjatë mund të rezultojë e suksesshme me strategjinë e saj të shtrëngimit të fytit në mënyrë të avashtë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *