• |
ide | kryesore

Konflikti në Ukrainë/ Zelensky: Rusët po rrethojnë centralin e tretë bërthamor

-Instant, Lajme, Planet



Pasi pushtuan termocentralet e Çernobilit dhe Zaporizhzhisë, rusët drejtohen për te një termocentral të tretë bërthamor ukrainas. Lajmin e ka njoftuar presidenti Volodymyr Zelensky, i cili sqaron se termocentrali i Ukrainës jugore ndodhet 120 kilometra në veri të Mikolayv, një qytet aktualisht në rrethim.

Kujtojmë se gjatë marrjes së termocentralit të Zaporizhzhisë forcat ruse kanë lëshuar një raketë mbi centralin, gjë që ka bërë që një zjarr i madh të shpërthente. Në Ukrainë ka katër termocentrale të mëdha bërthamore. Rusia ka kontrollin e Zaporizhzhia dhe Çernobilit dhe po i afrohet një lokacioni të tretë centralit bërthamor të Ukrainës Jugore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *