• |
ide | kryesore

Xavi tregon hapur qëllimet e Barcelonës: “Haaland? Nuk mund të jap detaje, por po punojmë”

-Instant, Sport



Lajmi për udhëtimin e trajnerit të Barcelonës, Xavi në Mynih, së bashku me Jordi Cruijff, për të vazhduar negociatat për Erling Haaland, gjen konfirmim në fjalët e vetë trajnerit Blaugrana: “Nuk mund të hyj në detaje. E vetmja gjë që mund të themi për sulmuesin norvegjez është se ne po punojmë për të mirën e Barçës në të tashmen dhe të ardhmen. Nëse shpallim diçka, do ta mësoni”. Një e dhënë konkrete se katalanasit po synojnë fort për lojtarin e Borussia Dortmund.

Xavi, më pas, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Haaland do të ishte entuziast për të veshur fanellën blaugrana, tha: “Unë nuk njoh askënd që nuk dëshiron të vijë te Barcelona. Të gjithë duan të vijnë. Pastaj janë klauzolat, rrethanat personale, por të gjithë kanë ëndrrën për të ardhur këtu”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *