• |
ide | kryesore

Anulohet votimi në 3 qendra/ Zgjedhjet në Shkodër mund të shpallen te pavlefshme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



KZAZ e Shkodrës kërkon pavlefshmërinë në 3 qendra votimi në zonat e thella në njësitë administrative të Pultit dhe Shoshit në Dukagjin.

Shkak është bërë mosmbërritja në kohë e materialeve zgjedhore për shkak të rrugëve të bllokuara nga dëbora.

Më herët kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se nëse nuk do të niste procesi brenda 5 orësh nga hapja zyrtare atëherë zgjedhjet do të anuloheshin në ato qendra.

Tani duhet të pritet rezultati përfundimtar pasi sipas ligjit, nëse numri i votuesve në këto qendra është më i madh se diferenca e fituesit me vendin e dytë, zgjedhjet në të gjithë Shkodrën do të konsideroheshin të pavlefshme. ©LAPSI.al

77
Procesverbali për Shkodrën



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *