• |
ide | kryesore

Bombardime pranë Kievit/ Vriten 8 qytetarë gjatë një përpjekjeje evakuimi

-Instant, Lajme, Planet



Tetë civilë që tentonin dëshpërimisht largimin nga Irpini, një lagje në perëndim të Kievit, u vranë pas bombardime intensive ruse të së dielës. Qyteti është goditur egërsisht me zjarr artilerie e sulme ajrore, sepse kjo zonë qëndron në rrugën e trupave të Moskës drejt kryeqytetit ukrainas. Kryetari i bashkisë Irpin Oleksandr Markushyn në një deklaratë në Telegram tha se rusët hapën zjarr gjatë një evakuimi nëpër një urë.

Më herët, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky paralajmëroi se Rusia po përgatitet për bombardime shkatërrimtare në Odessa. Qyteti i njohur port në brigjet e Detit të Zi duket se do të përballet me të gjithë furinë e ushtrisë ruse, që nuk arriti të merrte ashtu siç shpresonte, kryeqytetin Kiev.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *