• |
ide | kryesore

Dështon armëpushimi në Mariupol, rusët bombardojnë disa qytete

-Instant, Lajme, Planet



Evakuimi i civilëve nga qyteti i Mariupol në juglindje të Ukrainës, u ndërpre vetëm pak orë pas nisjes së armëpushimit ditën e diel. Lajmin e ka njoftuar Kryqi i Kuq. Autoritetet rajonale thanë se bombardimet ruse e kishin bërë të pamundur evakuimin e sigurt të banoreve. Armëpushimi duhej të zgjaste nga ora 10:00 deri në 21:00, me orën lokale, dhe u njoftua pas dështimit të një përpjekje të ngjashme ditën e shtunë. Situata në qytetin port është prag katastrofës, pasi qytetarët që prej 5 ditësh janë pa ujë, ushqime apo elektricitet.

Ka raportime se ofensiva ruse po përqendrohet në frontin jugor për të shkëputur daljen e Ukrainës në Detin e Zi. Presidenti Volodymyr Zelensky paralajmëroi se rusët po bëhen gati të godasin Odessa-n, duke e quajtur krim historik. Ushtria e Moskës po përpiqet gjithashtu të marrë kontrollin e digës së centralit hidroelektrik Kaniv, 150 km larg Kievit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *