• |
ide | kryesore

FOTOLAJM/ 11-vjeçari ukrainas kalon i vetëm kufirin, në dorë mbante të shkruara të dhënat e familjarëve

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Një djalë nga Zaporizhzhia u quajt “heroi i natës” nga autoritetet sllovake pasi thanë se ai kaloi vetëm kufirin e Ukrainës për në Sllovaki. 11-vjeçari mbante një çantë shpine, një qese dhe një pasaportë dhe kishte një numër telefoni të shkruar në dorën e tij, sipas Ministrisë së Brendshme të Sllovakisë.

Ai erdhi i vetëm sepse prindërit e tij duhej të qëndronin në Ukrainë. Vullnetarët u kujdesën për të, e çuan në një vend të ngrohtë dhe i dhanë ushqim dhe pije”, tha ministria.

Deklarata, e postuar në rrjetin social Facebook të Ministrisë së Brendshme sllovake, shkruan se falë informacionit të shkruar në dorën e djalit dhe ato që u gjendën në një copë letre që ishte palosur brenda pasaportës së tij, stafi i vullnetarëve arritën të lidheshin me të afërmit e tij në Sllovaki, të cilët më pas shkuan ta merrnin.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *