• |
ide | kryesore

Krimi horror në Devoll/ Autori ia dha rrobat një endacaku pas vrasjes së 2 grave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 2 grave në Progër të Devollit. Bukurie dhe Fatmira Bami, 60 dhe 80 vjeç, nuse dhe vjehrrë u gjetën të goditura me sende të forta në banesën e tyre. për këtë krim të rëndë policia arrestoi fqinjin e tyre, Ali Zili, 36 vjeç.

Raportohet se krimi ka ndodhur gati 24 orë përpara se gratë të gjendeshin të pajeta. Natën e ngjarjes, Zili është larguar nga fshati me një taksi në drejtim të qytetit të Korçës, duke i thënë shoferit se i ishte rrëzuar nëna ndaj i kishte rrobat e gjakosura.

Rrobat ia ka dhënë më pas një endacaku në qytetin e Korçës. 36-vjeçari është munduar të fshehë gjurmët e krimit duke u larguar nga fshati. Arrestimi i Ali Zilit u bë në shtëpinë e tij. në momentin e ndalimit ai ka pasur hematoma në duar, gjë që tregon se i ka goditur viktimat edhe me grushte.

Në duart e njërës prej viktimave janë gjetur tufa flokësh të autorit të krimit. Për policinë vendore, motivi i ngjarjes mbetet grabitja. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *