• |
ide | kryesore

Macja e keqtrajtuar i del kudo Zoumas: në Anfield e pritën edhe me një avion me shkrimin “Cats lives matter”

-Instant, Sport



Të gjithë kundër Kurt Zouma. West Ham fluturoi drejt Liverpoolit për javën e 28 të Premier League dhe tifozët e Reds i kanë bërë një pritje të veçantë mbrojtësit francez. Muajin e kaluar, në rrjetet sociale u shfaq një video në të cilën lojtari i Hammers shihej duke shkelmuar dhe keqtrajtuar macen e tij. Klipi, i cili u postua në Snapchat nga vëllai i tij Yoan, u bë shpejt viral dhe Kurt u përmbyt nga kritikat.

West Ham lëshoi menjëherë një deklaratë duke dënuar veprimet e mbrojtësit, por disa orë më vonë, Kurt zbriti në fushë kundër Watford dhe klubi gjithashtu u gjend në qendër të polemikave. Hammers më pas e gjobitën lojtarin dhe në të njëjtët ditë disa sponsorë braktisën francezin. Por jo vetëm kaq, RSPCA (Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve), një organ që mbron të drejtat e kafshëve në Angli, i ka marrë kujdestarinë e maceve Zoumas.

Kanë kaluar disa javë nga ai episod, por fansat sigurisht që nuk e kanë harruar. West Ham fluturoi në Anfield për të luajtur kundër Reds dhe gjatë ndeshjes, një mace gjigante u shfaq në tribuna. Por protesta mbërriti edhe përmes qiellit të Liverpool.

Një avion me mesazhin “Cats Lives Matter” në fakt është parë duke fluturuar mbi stadium gjatë ndeshjes kundër Hammers. Fotot dhe videot e aeroplanit u shfaqën menjëherë në internet. Kjo nuk është hera e parë që fansat kanë vënë në shënjestër Zouman, për shkak të videos së postuar në Snapchat. Gjatë ndeshjes së muajit të kaluar kundër Newcastle, disa tifozë kundërshtarë mbanin në duar mace plastike të fryra me ngjyrë portokalli.

Një ditë në Anfield për t’u harruar për Kurt, por edhe për West Ham. Skuadra e Jurgen Klopp fitoi 1-0 falë golit të Sadio Mané dhe Hammers tani janë në vendin e gjashtë në renditje, pas Manchester United dhe jashtë zonës evropiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *