• |
ide | kryesore

Pete Davidson reagon ndaj videos kërcënuese të Kanye : Është qesharake

-Instant, F1, Paparazzi



Pete Davidson ka reaguar së fundmi rreth klipit të animuar të Kanye West ‘Eazy’ ku reperi rrëmben dhe varros të gjallë komedianin.

“Ai e sheh histerike faktin që Kanye përfshiu një version vizatimor të tij në videoklipin e tij muzikor.Ai është pothuajse i kënaqur nga e gjithë kjo, sepse është kaq qesharake për të.Ai po e përdor këtë për t’u rritur në më shumë se një mënyrë, duke përfshirë për veten dhe marrëdhënien e tij me Kim”, ka treguar një burim i afërt me Pete për  ET .Gjithashtu sipas tij,qëllimi i reperit është të ndajë Kardashian dhe Davidson.

“Kanye nuk do të pranojë kurrë që ajo dëshiron të ndahet plotësisht nga ai dhe se Kim ka ecur përpara,Është thuajse për inat dhe për ta bërë Kim xheloze, por asaj nuk i intereson”, thotë burimi. “Ajo e ka kaluar këtë dhe thjesht dëshiron të vazhdojë. Ajo e di se si është West dhe në këtë pikë, asgjë nuk e habit atë.” Videoklipi i Ye vjen pak ditë pasi themeluesja e “Skims” shprehu dëshirën për t’u shpallur ligjërisht beqare. Më dy mars, gjykatësi miratoi kërkesën e saj për të ndryshuar statusin martesor  si dhe kthimin e emrit të vajzërisë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *