• |
ide | kryesore

Berisha për deputetët e mazhorancës: Skllevër që ulni kokat para tiranit që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, Sali Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës që nuk kanë thënë asnjë fjalë për rezolutën e Parlamentit Europian, në të cilën thuhet se Rusia ka tentuar të destabilizojë edhe Ballkanin Perëndimor. Sipas Berishës është e rëndë që deputetët e Kuvendit tonë sillen si vasalë të Vucicit. Ai iu drejtuar më së shumti Taulant Ballës. 

“Rezoluta e Parlamentit Evropian thotë se shikon me shqetësim të madh përpjekjet e Rusisë për të destabilizuar vendet e Ballkanit Perëndimor e të hyjë në proceset e tyre demokratike. Shpreh keqardhje të madhe se Serbia me mos pozicionimin e saj, në bashkimin me BE ndaj sanksioneve ruse e rëndon procesin e saj në integrimin drejt BE. Tani t’ju pyes unë ju, nëse PE gjen një nen për Ballkanin Perëndimorë dhe ju vasalë të Vuçiçit nuk gjeni guximin të thoni asnjë fjalë për Ballkanin e Hapur. Çfarë jeni ju more mjeranë, skllevër që ulni kokat para një tirani që s’ka fuqinë e carit të Kremlinit po ka të njëjtën shpirt. Vendi i tij është në Hagë, për masakrat e shkaktuara. Nuk ia vlen të jap atë që meriton personalisht parafolësi, por kjo është përgjigja ime”, tha Berisha. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Jam i bindur se jo te gjithe depudetet socialiste jane me Vucicin e kunder Kosoves si Rama por
    per hir te karrikeve e beneficeve qe vijne prej saje preferojne me mire te mbyllur gojen.

  2. dilema është se a do të tregohet Bardh Spahia një kryebashkiak që do të administrojë territorin e bashkisë së Shkodrës, apo thjesht do të shërbejë si “Spahi” i Sali Berishës që kërkon një “kala” për të luftuar me Amerikën? Natyrisht që këtë do ta vërtetojë koha.Shpellkare lepijani bythen salihut me fitoren qe e la ne vend te dyte shikoni fotot te kuptoni qe jetoni akoma ne 92 e ramiz alise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *