• |
ide | kryesore

“Këta evitoji të mi sjellësh në shtëpi”: fraza raciste e thënë së bijës për Gnabry e Choupo-Moting shkarkon magazinierin e Bayern

-Instant, Sport



Bayern Mynih ka shkarkuar nga detyra një nga punonjësit e tij historikë të magazinës, pas një episodi racist kundër Serge Gnabry dhe Eric Maxim Choupo-Moting. Sipas rikonstruksionit të bërë nga Bild ditët e fundit, ai kishte ftuar vajzën e tij në qendrën sportive të klubit dhe duke u shkëmbyer me dy lojtarët i kishte thënë asaj “Ja, ata që mund ti evitosh të mis sjellësh në shtëpi”. Një frazë që punonjësit e tjerë e kishin dëgjuar dhe raportuar në krye të klubit, duke nënvizuar qëllimin e tij racist.

Asgjë nuk është bërë publike, por sipas mediave gjermane, shoqëria ka vendosur të vazhdojë me seriozitetin më të madh, duke shkarkuar punonjësin e magazinës pavarësisht punës shumëvjeçare brenda klubit.

Një episod i ngjashëm ndodhi disa vite më parë, gjithnjë te Bayern: gjatë një kampusi veror në verën e vitit 2020, një trajner i të rinjve u gjobit dhe u pushua nga puna për përdorimin e termave racistë kundër disa lojtarëve në një bisedë në grup.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *