• |
ide | kryesore

“PD nuk është lopë për ta mjelë”/ Deputetët e Elbasanit i kthehen Bashës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së që po vijon ende ka pasur një reagim nga deputetët e Elbasanit. Lefter Gështenja i ka kërkuar kryedemokratit Lulzim Basha që të bëjë një hap pas në mënyrë që të bashkohen demokratët.

“Duhet të bëni një hap pas ju i pari pastaj me radhë të gjithë në mënyrë që të bashkohen demokratët në bazë. Nuk mund të vazhdohet me kështu duhet reflektim i thellë nga të gjithë nga ju i pari, duhet të sakrifikojmë të gjithë që të shpëtojmë PD-në. Nëse na dhimbset vërtetë PD-ja duhet ta bëjmë sot se nesër do jetë vonë.

Ju duhet të bëni një hap pas që të bashkohen demokratët. Sot demokratet janë të ndarë. Drejtuesit e partisë nuk dalin në terren janë larguar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe shkojmë vetëm për fushata, nuk mund të vazhdohet kështu”, – është shprehur Gështenja.

Më herët në mbledhje edhe deputeti i PD-së së Elbasanit, Dashnor Sula kërkoi dorëheqjen e Bashës.

“Cila është zgjidhja kryetar? Se kështu mund te na thuash përsëri. Si i jep zgjidhje? Ke përgjegjësi ti dhe ne. Nuk na beson më asnjë kështu. Nuk e kam parë kurrë PD si “lopë për ta mjelë”, por përkundrazi kam dhënë shume e s’kam kërkuar për të marrë gjë mbrapsht nga PD.

Mandatin se shoh si privilegj absolutisht. Po te deklaroj qe nëse nuk ka zgjidhje ne PD mua mos me konsideroni me për zgjedhjet e ardhshme vendore”, – mësohet se ka dhënë Sula. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Lopën the?! Këta more lum fiku të mjelin komplet stallën, pastaj edhe t’a përmjerrin vendin. Nuk i njihni mirë këta!

    Kush tha qe vampirët janë të shëmtuar?! Ata janë edhe simpatik, flokët me xhel …. dhe i mbajnë domatet teto Verës 🙂

    Aman Luli mos ik se ti të shkrin.

    1. O Muti Meros,
      kur guxon te shkruash ne nje gjuhe te huaj o shkruaje korrekt, ose mos ha mut jashte racionit te Meros,…….. e, c’fare them une! Ti nuk shkruan gjuhen shqipe korrekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *