• |
ide | kryesore

Video/ Laçi harron të fitojë: vetëm barazim me Kastriotin, por Guindos i anullohet një gol

-Instant, Sport, Video



Ndeshja e tretë radhazi pa fitore dhe Laci nuk rikuperon dot asnjë pikë ndaj Tiranës, që barazoi dy ditë më parë në derbit kryeqytetas. Dicka nuk shkon në skuadrën e Josës, që pasi bëri 13 ndeshje pa humbje, me performanca impresionuese, është ndalur në takimin e tretë radhazi, duke barazuar 1-1 me Kastriotin, e zhvilluar në Kamzë, e vlefshme për javën e 24-të e Kategorisë Superiore.

Për krutanët një barazim shumë i rëndësishëm, duke parë humbjen e Egnatias e duke konsideruar shkallën e vështirësisë, kur përballeshin me vendin e dytë të renditjes. Ndeshja nisi e ekuilibruar në fillim, por në momentin më të mirë të Kastriotit ishte Laçi që kaloi në avantazh, duke i ndëshkuar krutanët me një Guindo, që rikthehet në garë për titullin e golashënuesit. Në minutën e 22′ sulmuesi zhbllokoi takimin pas një kthese të bukur duke kaluar në avantazh kurbinasit.

Kurbinasit mund të kishin hipotekuar suksesin, kur Guindo shënoi edhe një herë në portën kundërshtare, por jo më parë se flamuri i asistentit të ngrihej lart për të sinjalizuar pozicionin jashtë loje të Adelekes. Kastrioti i Celës nuk hoqi dorë dhe arriti barazimin me të zakonshmin Kaina Nunes, në minutën e 58′. Stopim e goditje për manual i sulmuesit, që shtangu portierin Dajsinani duke fiksuar rezultatin në 1-1.

Laçi nuk përfiton nga ndalesa e Tiranës në derbi ndaj Tiranës, teksa ky barazim e mban në vendin e dytë në kuotën e 45 pikëve, -8 nga bardheblutë kryesues. Në anën tjetër, ky barazim e mban Kastriotin në vendin e 8 në kuotën e 22 pikëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *