• |
ide | kryesore

Cassano kundër Allegrit: “Çfarë k**in ka që bërtet? Shkatërroi tre lojtarë. Vlahovic? U fik që tani”

-Instant, Sport



Pas një armëpushimi të shkurtër, Antonio Cassano kthehet në sulm kundër Max Allegrit, sipas tij fajtor se e ka dobësuar Juventusin me zgjedhje të dyshimta taktike, duke filluar nga ajo e të mbajturit jashtë Alex Sandron. Me rastin e transmetimit të fundit live në Bobo TV, Cassano ka komentuar ndeshjet e Serie A, së bashku me Bobo Vierin, Lele Adanin dhe Ventolën. Nuk është hera e parë (dhe ndoshta as e fundit) që Antonio Cassano ka rezerva për lojën e bardhezinjve.

Këto janë deklaratat e tij të fundit për Allegrin pas ndeshjes së Juventusit kundër Spezias: “Kampionati italian është kot, ta shpif. Allegri bërtet, gabime teknike të kujt? Çfarë k**in bërtet? I dashur Max, nëse përpiqesh të luash si City, është një gjë. Nëse vazhdon kështu, ka mundësi që Spezia të mos e meritonte humbjen. Spezia, që po lufton për të zbritur në B”.

Cassano ia atribuon problemet ofensive të Juventusit trajnerit nga Livorno: “Morata? Ai është kampion, por bën mbrojtësin e krahut. Në fillim të sezonit unë zgjedh Moratën gjithë jetën, përpara Vlahovic. Arthur e bëri që të humbiste kombëtaren, Brazilin. Tani Allegri thotë se ‘gabohet kaq shumë në nivel teknik’, por cfarë tekniku? Deri tani i kam përdorur të gjithë mbiemrat e mi, nuk di çfarë të them më dhe nuk e kam me Juventusin apo Allegrin, më pëlqen të shoh futboll të luajtur mirë”.

Për numrin e ri 7 të Juventusit: “Vlahovic mbërriti me një dëshirë mbresëlënëse, por tani ai nuk bën më asgjë, nuk bën më asnjë goditje në portë. Për fatin e Juves, Atalanta ka një mijë probleme, përndryshe nuk do të përfundonte as në vendin e katërt”. Sa i përket dy të padëshiruarve që tani veshin fanellën e Tottenhamit: “Bentancur dhe Kulusevskin vetëm Allegri mund të mos i linte të luanin. Tani ai fut Pellegrinin të luajë në vend të Alex Sandros”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *