• |
ide | kryesore

Ed Sheeran mohon akuzat për plagjiaturë në “Shape of You”

-Instant, Paparazzi, Slider



Këngëtari , Ed Sheeran ka hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë në këngën “Shape of You”.

Këngëtari u akuzua nga kompozitorët,Sami Chokri dhe Ross O’Donoghue se “Shape of You” ështv shumë e ngjashme me këngën e tyre të 2015 ,”Oh Why”.Mirëpo .të hënën gjatë një seance dëgjimore në Gjykatën e Lartë të Londrës,ao mohoi se kishte vjedhur ide nga kompozitorët dhe tregoi ai gjithmonë  se bashkëpunon shpesh me artistë të panjohur dhe shpesh ka ndarë meritat me ta .Ai përdori si shembull “Shivers” dhe “Visiting Hours”.

“Të gjithë ata shembuj nuk janë artistë të famshëm me të cilët kemi punuar  këngët dhe kaq mund të them për këtë,” deklaroi Ed përpara gjykatës. Sheeran krijoi “Shape of You” me Steve Mac, emri i vërtetë i të cilit është Steven McCutcheon, dhe Johnny McDaid i Snow Patrol. Të dy ishin të pranishëm në seancë.Kjo nuk është hera e parë që këngëtari  paditet për shkelje të të drejtave të autorit. Në vitin 2016 ai u padit për këngën e tij “Photograph”, dhe dy vjet më vonë u padit për 100 milionë dollarë “Thinking Out Loud”.Padia për “Photograph” u zgjidh jashtë gjykatës, megjithëse beteja për “Thinking Out Loud” besohet të jetë ende në vazhdim./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *