• |
ide | kryesore

Amy Schumer zbulon arsyen pse hoqi dorë nga filmi ‘Barbie”

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktorja Amy Schumer ka zbuluar  arsyen e vërtetë të largimit nga filmi “Barbie.

Aktorja e “Trainwreck” të cilës iu dha roli kryesor në filmin live-aksion të Sony bazuar në kukullën ikonike konfirmoi në mars 2017,se nuk do të ishte më në film, për shkak të angazhimeve në projekte të tjera.Mirëpo ,së fundmi  duke folur meThe Hollywood Reporter’  në lidhje me serialin e saj të ri Hulu Life & Beth komediania,  rrëfeu se dallimet krijuese në fakt e bënë atë të tërhiqej nga projekti.

“Ata definitivisht nuk donin ta bënin ashtu siç doja ta bëja unë, e vetmja mënyrë që unë isha e interesuar ta bëja”, u shpreh ajo për revistën.Schumer kujtoi se studioja i dërgoi asaj një palë këpucë Manolo Blahnik për ta uruar : “Ideja se kjo është pikërisht ajo që çdo grua duhet të dëshirojë, pikërisht aty, unë duhet të kisha thënë: “Ti ke gjetur vajzën e gabuar”.Versioni i filmit fillimisht u përshkrua si një histori rreth dëbimit të Barbie nga Barbieland sepse nuk ishte mjaftueshëm perfekte, duke e futur atë në një aventurë të botës reale. Ishte planifikuar të dilte premierë në verën e vitit 2018.Pas largimit të saj, roli iu dha Anne Hathaway  si dhe Ryan Gosling në rolin e Ken./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *