• |
ide | kryesore

“Ju rrisni çmimet, ne rezistencën”/ Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin dhe protestojnë

-Instant, Lajme, Të fundit



Protestave kundër rritjes së çmimeve iu janë bashkuar këtë të premte edhe studentët e Korçës. Studentët e universitet Fan Noli kanë zgjedhur të bojkotojnë mësimin dhe të marshojnë drejt Fakultetit të Bujqësisë, ndërsa mësimi është pezulluar.

‘Ju rrisni çmimet, ne rezistencën. mos të bëhet heshtja jonë gazi i botës’– shprehen studentët.

Protestat kundër rritjes së çmimeve janë shpërndarë në disa qytete të vendit. Më herët fermerët e e Lushnjës, Fierit dhe Divjakës kanëprotestuar kundër rritjes së çmimit të naftës, por dhe plehrave kimikë si dhe produkteve të tjera të nevojshme për bujqësinë

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *