• |
ide | kryesore

Laboratorët amerikanë në Ukrainë? Mblidhet Këshilli i Sigurimit për pretendimet ruse mbi armët biologjike

-Instant, Lajme, Të fundit



Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet këtë të premte me kërkesë të Rusisë për të diskutuar pretendimet e Moskës se në territorin e Ukrainës janë duke u zhvilluar aktivitete biologjike ushtarake të SHBA-së. Kërkesa ruse, e shpallur në një postim në Twitter të enjten pasdite nga zëvendësambasadori i saj i parë në OKB, Dmitry Polyansky, pason refuzimin e SHBA-së të akuzave ruse se Ukraina po drejton laboratorë kimikë dhe biologjikë në mbështetje të Amerikës.

Ndërkohë agresioni rus vijon të godasë shtetin e Ukrainës. Mediat ukrainase raportojnë se natën e fundit shpërthime të fuqishme janë regjistruar në qytetet e Lutsk dhe Dnipro, të cilat ende nuk e kishin ndjerë luftën pranë. Në Lutsk bombardimet ruse shënjestruan një aeroport, ndërsa zyrtarët flasin dhe për një fabrikë ku riparoheshin avionët luftarakë.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *