• |
ide | kryesore

Rritja e çmimeve, Rama ngre bordin e administrimit të karburantëve

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të dalin me një akt normativ për t’i dhënë mundësi qeverisë të hyjë në administrimin e furnizimit me naftë, bashkë me furnizuesit. Rama theksoi se akti-normativ do të jetë për një afat dymujor të rinovueshëm sipas dinamikës së luftës Rusi-Ukrainë.

Kreu i qeverisë ka zbuluar edhe Bordin Kombëtar  të Furnizimit me naftë, që sipas tij do përbëhet nga Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Drejtori i Tatimeve, drejtori i Doganave si dhe Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës. Nga ana tjetër do të jenë 5 përfaqësuese të kompanive të furnizimit me naftë.

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *