• |
ide | kryesore

“Paketa e ndihmës sociale është tallje”/ Qytetarët e Elbasanit dalin në protestë, tentojnë të bllokojnë rrugën

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të shtunë vrulli i protestave kundër rritjes së çmimeve ka përfshirë shumë zona të vendit. Pas Tiranës e Durrësit një tjetër qytet i Shqipërisë së mesme është revoltuar. Banorët e Elbasanit  u mblodhën në qendër të qytetit nga ku kërkuan një paketë të vërtetë sociale për të ndihmuar popullin, jo paketa false si ajo që u prezantua sipas tyre sot nga kryeministri. Elbasanasit akuzuan politikën duke i faturuar përgjegjësinë për situatën në të cilën gjendet vendin.

Më pas, protestuesit marshuan nga qendra e qytetit deri tek vendi i cili njihet ndryshe si “Rrethrrotullimi i Luleve” . Kjo ishte protesta e pare e mbajtur nga qytetarët elbasanas që pas rritjes abuzivetë çmimeve.  Protesta u mbyll pa konflikt ndërsa gjata marshimit në shenjë sensibilizimi shoferët në lëvizje i fikën mjetet në rrugë.



3 Comments

  1. Vallai kane te drejte se tallje eshte. Sa per te dal nga situata .Vetem pensionisteve ,u beri ca favore, sepse i ka votues te tij dhe ata skane as makine, pra shumices as nuk i duhen fare keto favore qe u beri legeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *